Shkup, panair në mbështetjen të të prekurve nga tërmeti në Turqi

Shoqatat joqeveritare turke, shqiptare dhe boshnjake që veprojnë në Maqedoninë e Veriut, organizuan një panair bamirësie për të mbështetur familjet e prekura nga tërmeti që goditi qytetin Elazığ të Turqisë.

Në panairin që u organizua pranë xhamisë “Murat Pasha” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, qytetarët treguan interes të madh.

Anëtarja e Bordit Drejtues të Shoqatës së Kulturës, Artit dhe Edukimit, Leyla Şerif Emin, në deklaratën për gazetarët tha se në këtë panair kanë dhënë ndihma shumë shoqata, bamirës, studentë dhe miq nga Turqia.

Ajo tregoi se edhe pse Turqia është një vend i fuqishëm dhe nuk ka nevojë për ndihma. “Por, ne jemi vëllezër. Nuk duhet harruar këtë. Ne duam të tregojmë prej këtu këtë vëllazëri. Sepse me të vërtetë Turqia gjithmonë është pranë nesh”, tha ajo.

Ndërsa përfaqësuesja e Shoqatave “Vizioni M” dhe “Parimi”, Fatime Sali tha se janë mbledhur të gjitha aktivistet femra dhe kanë përgatitur ushqimet në shtëpitë e tyre. “Me këtë ne japim mesazhin se duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe sa më të fortë”, u shpreh Sali.

Përfaqësuesja e Xhamisë Hatunxhuk, Feride Fejzulla tha se “Jemi këtu për t’iu bashkuar këtij gjesti të mirë, për unitet, bashkim dhe solidaritet”.

Në panair u shitën ushqime të ndryshme. Të ardhurat nga ky panair do të dërgohen si donacion Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD).