Shkup, grabitësi me biçikletë ia këput gruas stolinë nga qafa (VIDEO)

Në rrjetet sociale është publikuar video ku shihet se si i vidhet qaforja një qytetareje qe cila nën shoqërimin e një mashkulli po ecte në Çarshinë e Shkupit. Në video shihet se si një person me biçikletë i merr stolinë nga qafa. Sipas regjistrimit të kameras, rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:07 minuta.