Sa vaj harxhon Maqedonia e Veriut në nivel vjetor? Tregon Naumovski

Drejtori i kompanisë “Vitaminka”, Sasho Naumovski sot në Shtip tha se Maqedonia e Veriut në nivel vjetor harxhon rreth 35 mijë tonë vaj për ushqim, përcjell TV21. Naumovski thotë se vendi harxhon 25 mijë tonë vaj të importuar, plus 10 mijë tonë prodhim vendor.

“Sipas analizave dhe statistikave tona që i mbajmë nga viti 2018, tregu maqedonas përdor rreth 25 mijë tonë vaj për gatim, pa kapacitete prodhuese. Me kapacitetet prodhuese janë rreth 10 mijë tonë plus”, tha Naumovski.