Shkup, gjatë ditës së djeshme ndihma e shpejtë ka intervenuar në 90 raste

Nga Ndihma e Shpejtë në Shkup njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë realizuar gjithsej 90 intervenime përmes automjetit të ambulancës, përcjell TV21.

“6 intervenime janë për gastrit, 2 për nauzea, 4 për hipertension, 4 për kolaps, një për apendicit dhe diagnoza tjera të ndryshme”, thonë nga Ndihma e Shpejtë në Shkup.