Më 18.08.2026 në orën 09:00, në Stacionin Policor Kisella Vodë, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kryen një bisedë zyrtare me A.S. (25) nga rrethina e Shkupit. Veprimi u ndërmor pas një denoncimi paraprak nga një grua 48-vjeçare, e cila raportoi se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 14-vjeçare, me të cilën ishin në një lidhje dashurie.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Krime me Dhunë — Sektori për Delikte të Gjjakut dhe Seksuale pranë SPB Shkup do të parashtrojë kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale „Sulm seksual ndaj fëmijës“ sipas nenit 188 të Kodit Penal.





