Shkup: Digjen tri vetura, 15 personave u jepet ndihmë mjekësore, dy fëmijë

Një veturë e llojit Audi, një Passat dhe një Opel Astra janë djegur tërësisht, kurse një BMW pjesërisht, në rrugën “Brigada e shtatë shqiptare” në Shkup. Zjarri që ka kapluar veturat ka ndodhur në një garazh nëntokësor, njofton policia.
Zjarri është lokalizuar nga brigade e zjarrfikësve, kurse ekipi i ndihmës së shpejtë u ka dhënë ndihmë 15 banesorëve që kanë thithur tym, kurse dy fëmijë janë transferuar në Klinikën e toksikologjisë.
Banesorët pas pranimit të ndihmës mjekësore janë në gjendje të mirë, kurse policia po merr masa për ndriçimin e rastit.