Shkup, brenda 24 orëve në ko vid-qendra janë pranuar 43 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 43 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 443 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Co vid-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 21 persona, pesë persona janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy në Klinikën e Dermatologjisë, nga katër pacientë janë pranuar në Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Nefrologjisë, dhe tre pacientë në Klinikën për Sëmundje të Syve.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 9 pacientë të ri me Co vid-19, 13 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup. Brenda 24 orëve janë regjistruar 39 pacientë të shëruar.