Shkup, autobusët e NTP-së nesër do të qarkullojnë sipas orarit javor

NTP njofton se nesër, e premte (19.01.2024), për shkak të festës fetare të Ujit të bekuar, transporti publik do të funksionojë sipas orarit javor, me përjashtim të linjave 18A, 32, 51, 56, 56A, 70, 74, 81, 118 dhe 180 të cilat do të lëvizin sipas orarit të së shtunës, transmeton Portalb.mk.

Edhe ditën e shtunë (20 janar 2024) do të funksionojë sipas orarit javor, me përjashtim të linjave të treguara, të cilat do të funksionojnë sipas orarit të së shtunës.

Nesër, e premte (19.01.2024) biletaritë e Qendrës së Transportit dhe ajo në Gjorçe Petrov do të jenë në shërbim nga ora 07.00 deri në ora 14.00, ndërsa të shtunën (20.01.2024) do të punojnë sipas orarit normal të punës.

Teleferiku do të funksionojë çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 17:00.