Shkup, arrestohet inspektori i DAP-it

Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga ana e nëpunësve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike, sot është privuar nga liria J.K. (63) nga Shkupi, i punësuar si inspektor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

Ai në cilësinë e personit zyrtar, gjatë muajit maj dhe në fillim të muajit qershor, duke vepruar në bazë të urdhëresës për kontroll të TVSH-së, nga pronari i subjektit juridik nga Shkupi, ka kërkuar dhe ka pranuar dhuratë në të holla-mitmarrje prej 700 eurove për të ndërmarrë veprim zyrtar të cilin nuk është lejuar ta merrte, përkatësisht të përgatit Procesverbal me konstatim më të vogël, i cili sipas thënies së tij duhej të ishte 600.000 denarë.

“J.K., paraprakisht pas bisedës telefonike të realizuar për takim, gjatë ditës së sotme në Shkup i ka kërkuar dhe i ka pranuar të hollat në shumën e caktuar, pas së cilës nga ana e nëpunsëve policorë ai është arrestuar. Në bazë të urdhëresës gjyqësore nga Gjykatës në procedurë paraprake, është kryer bastisje te personi, tek i cili janë gjetur të hollat të cilat kanë më herët janë dhënë nga ana e subjektit juridik. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim adekuat”, theksohet në kumtesën e MPB-së.