Shkup, 70 raportime për dëme pas stuhisë së fortë

Pas stuhisë së fortë që goditi Shkupin pasditen e sotme, qytetarët kanë raportuar në 112 për rëna të drunjve, përmbytje të bodrumeve dhe dëmtime të makinave.

Nga moti i keq që goditi sonte Shkupin, në qendrën operative të QMK-së janë pranuar rreth 70 raporte nga 112, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me rënjen e drunjve në komunat Aerodrom, Gazi Babë dhe Qendër.

Raportime për bodrume dhe rrugë të përmbytura ka edhe në Butel dhe Gjorçe Petrov.

Të gjitha raportet janë transferuar institucioneve kompetente.