Shkup, 312 raste me kollë të keqe, në Kumanovë gjendja po monitorohet

Në Shkup gjatë këtij viti janë regjistruar gjithsej 312 raste të kollës së keqe, konfirmoi mëngjesin e sotëm për MIA Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik. Gjithashtu në një prononcim për MIA, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedovic, tha se situata me kollën e keqe është duke u monitoruar edhe në Kumanovë, ku ka rritje të numrit të rasteve.

“Në raport me kollën e keqe, në Kumanovë vërehet rritje e numrit të rasteve. Komisioni për sëmundje infektive është duke e monitoruar situatën dhe nëse ka nevojë për masa shtesë do t’i rekomandojë ato”, theksoi Mehmedoviç duke shtuar se nuk ka rritje të rasteve të regjistruara me grip apo sëmundje të ngjashme me gripin.