Shkup, 3 kilometra ecin për në shkollë! Nxënësit rrezikohen nga qentë endacak dhe vetura

Këta nxënës 3 kilometra ecin në këmbë për të arritur në shkollë, nga fshati Bërnjancë deri në Haraçinë.

Amari, Iljada dhe Omeri janë nxënës të klasës së parë. Për çdo ditë shkojnë në shkollë me frikë mos të sulmohen nga qenë endacak ose të shtypen nga vetura.

“Qentë na hanë, çfarë nuk ka, vetura”.

“Dua të shkoj te shkolla që e kam afër shtëpisë”.

Shkollën “Krste Misirkov” të Bërnjancës së Gazi Babës e kanë vetëm pak metra larg shtëpive, por 60 nxënës shqiptarë nuk mund të shkojnë në këtë shkollë pasi që nuk ka paralele në gjuhën shqipe.

Prindërit e nxënësve kërkojnë që të hapet paralele në gjuhën shqipe pasi që hapësira e shkollës “Kërste Misirkov” është e madhe. Sipas tyre vetëm mungon vullneti i Komunës së Gazi Babë.

“Pa numër janë nxënësit të cilët janë frikuar nga qenë endacak, ka raste ku edhe makinat kanë shkelur kur kalojnë rrugën. Pasojat janë të shumta nuk numërohen”, tha Ekrem Saliu, prind.

“Kërkon angazhim, me makinë, në këmbë apo kush të jetë i lirë t’i sjellë. Këto janë të vegjël është larg. Duhet të kalojnë rrugë kryesore ka qenë endacak shumë, frikohen, s’ka kush t’i bie në shkollë”, pohoi Bashkim Sabedini, prind.

Drejtori i shkollës fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Haraçinë thotë se do të angazhojë edhe arsimtar që të ligjërojnë në shkollën në Bërnjancës vetëm që mos rrezikohen fëmijët.

“Objekti është diku me 7-8 nxënës maqedonas. Le të na lejojnë ndërrimin e dytë me punëtor tonë do të angazhojmë vetëm tu dalim në ndihmë fëmijëve tonë”, tha Azam Aki, drejtor i SHF “Gjergj Kastriot Skenderbeu”.

Ndryshe nesër Komuna e Gazibabës ka lënë takim me drejtorinë e shkollës së Haraçinës së bashku me këshillin e prindërve të kërkojnë nga kryetari i komunës së Gazibabës, Boris Gjorgjievskin për të hapur paralele në gjuhën shqipe në shkollën “Kërste Misirkov” në Bërnjancë. TV21 kërkoi kryetarin në fjalë për ta pyetur se si janë mundësitë për të hapur një paralele të tillë, por Gjorgjeivski nuk u përgjigj./TV21