Shkup, 25-vjeçari akuzohet për posedim të armës dhe drogës

Prokuroria Themelore Publike- Shkup pas procedurës hetimore ka ngritur aktakuzë kundër personit të moshës 25 vjeçe i cili ngarkohet për vepër penale- Prodhim të palejuar dhe lëshim në prodhim të drogave narkotike, substanca psikoptrope dhe prekursorë dhe përpunim të paautorizuar, mbajtje dhe trafikim të armës ose materiale spërkatëse, informojnë nga Prokuroria publike.

“Në shtëpinë e të akuzuarit në rrugën ‘Gjorçe Petrov’ në Shkup janë gjetur dhe marrë 15 plumba me kalibër 22 LR si dhe një plumb me kalibër 7.65 mm. Në të njëjtën kohë është vërtetuar se në mënyrë të paautorizuar për shkak të shitjes ka marrë mbajtur 129.51 gram drogë narkotike- marijuanë. Në shtëpinë e të akuzuarit janë gjetur mbetje të amfetaminës dhe kokainës dhe një peshore digjitale ku është konstatuar prani e drogës narkotike”, theksohet në komunikatën e Prokurorisë publike.