Shkon në mbi 10 mijë numri i të prekurve me COVID-19 në Holandë

Ministria ka bërë të ditur të dielen se rreth 10.866 njerëz kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri – 1,104 raste të reja të konfirmuara që nga dje, shkruan CNN.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të raportuara tani është 771, një rritje prej 132 rasteve me fatalitet që nga e shtuna.

Në komunikatën e saj, ministria tha që numri i rasteve të pranuara në spital dhe numri i pacientëve të vdekur “duket se po rritet më shpejt se sa pritej”.

Përgjatë ditës së sotme, bilanci i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në mbi 23 mijë.