Numri i viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit është rritur në mënyrë të ndjeshme. Mbrëmjen e sotme është bërë e ditur se numri i tyre ka shkuar në 827, ndërsa janë 12 462 të infektuar, nga të cilët 1045 janë shëruar. Brenda 24 orëve në Itali janë regjistruar 196 viktima më shumë. 1028 pacientë po kurohen në terapi intensive, 5 838 në struktura spitalore dhe 3724 në kushte shtëpie. Dhe rajoni i Lombardisë brenda 24 orëve ka regjistruar 1480 raste më shumë me koronavirus dhe mban numrin më të larë në Itali të të infektuarve me 7280 pacientë e 617 viktima. 560 pacientë në këtë territor po kurohen në terapi intensive.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, i ka anuluar të gjitha aktivitetet për shkak të koronavirusit.

Ajo këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Çdo aktivitet i imi këtë javë anulohet! Pune, koncerte! te njejten gje duhet ta bejme gjithe…Stay Home, Stay Safe #coronavirus Kujdesuni Max per higjenen, kontaktet me njerez, dhe sidomos per prinderit tane! Kujdesuni njerëz… qëndroni brenda në mënyrë që të kalojmë edhe këtë situatë delikate”, u shpreh këngëtarja.