Shkon në 2 mijë e 500 numri i viktimave në Mariupol

Të paktën 2 mijë e 500 persona kanë vdekur në qytetin port jugor të Mariupolit që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Numri u konfirmua nga këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych këtë mëngjes.

Ai tha se të dhënat u mblodhën nga administrata e qytetit Mariupol.

Ekziston frika se furnizimet ushqimore po mbarojnë në portin e Detit të Zi, me Kryqin e Kuq duke thënë në orët e fundit se “koha po mbaron” për të shpëtuar të bllokuarit në Mariupol.

Përpjekjet e shumta për të evakuuar civilët nga qyteti kanë dështuar.