Bombardohet aeroporti Antonov i Kievit, thonë autoritetet

Aeroporti Antonov, në veri të Kievit, është goditur nga bombardimet ruse, thonë autoritetet në Kiev.

Antonov, i njohur gjithashtu si Hostomel, është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.