Shkon mbi 86 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën

Ka shkuar mbi 86 mijë, numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Saktësisht, janë infektuar me Covid-19 në mbarë rruzullin, 86 159 886 njerëz.

Numri i të vdekurve, për shkak të virusit, në të gjithë botën ka shkuar në 1 861 764 individë.

Ndërsa, janë shëruar deri më tani nga Covid-19 në rruzull, 61 118 158 persona.

Shteti me më shumë të infektuar me koronavirus është SHBA me mbi 21 milionë njerëz, pasuar nga India, Brazili, Rusia etj.

Raste të shumta të infeksioneve me Covid-19 kanë nisur që të regjistrohen edhe në Britaninë e Madhe, ku për pasojë, qeveria u detyrua të ndërmarrë masa shtrënguese.