Shkon mbi 782 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 782 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 856 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 782 mijë e 106.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 48,56 milionë, me 135.238 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,08 milionë raste të konfirmuara dhe 74.561 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 233,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 197,4 milionë dozën e dytë dhe mbi 42 milionë kanë marrë tre doza.