Shkon mbi 773 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 773 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins me 1 mijë e 424 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave ka shkuar në 773 mijë e 864.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 47,98 milionë, me 93.814 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5 milionë raste të konfirmuara dhe 73.939 të vdekur.