Shkon mbi 681 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ka shkuar mbi 681 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins me 2700 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 681 mijë e 222.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 42,54 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,65 milionë raste të konfirmuara dhe 68.239 të vdekur.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 76 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.