Shkollat fillore ende me mungesë të librave/Nxënësit detyrohen t’i fotokopjojnë

Kanë kaluar 40 ditë nga fillimi i vitit shkollor, ndërsa nxënësit e shkollave fillore vazhdojnë të perballen me mungesën e librave. Përveç asaj ka edhe shume libra të dëmtuara e të shkarravitura.

Mësuesit thonë se kjo situata po shkakton probleme në procesin mësimor dhe se po detyrohen të fotokopjojnë libra.

Nga lënda e gjuhës maqedonase dhe gjuhës angleze kemi pasur probleme, librat kanë qenë shumë të vjetra dhe të dëmtuara dhe ka qenë një numër shumë i vogël i librave dhe nxënësit i kanë fotokopjuar vetë. Prindërit e kanë parë të arsyeshme që duhet patjetër të kenë libra fëmijët.

Unë ligjeroj lëndën e matematikës për klasat e gjashta deri të nëntat. Mungesë të librave ka, tani për tani na i kanë sjellë vetëm fletoret e punës ndërsa libra nuk ka.

Ka disa nxënës me deshirën e prinderve që i kanë fotokopjuar, por ka nxënës që nuk kanë kushte. Ndërsa prindërit vazhdimisht kerkojnë për librat.

Librat e anglishtes dhe të maqedonishtes, ndërsa 4 lëndët shoqëri, matematikë, gjuhë shqipe dhe shkencat natyrore janë në një libër deri në gjysmë vjetorin e ardhshëm.

Varet, klasa jonë është e furnizuar i kemi bërë vetë.

Ne i kemi fotokopjuar.

Po mungesë të librave ka shumë.

Në cilat lëndë?

Më shumë gjuhë angleze dhe gjermane.

U perpoqëm të komunikojmë me MASH, por pergjigje nuk morëm.

Ministri Shaqiri para disa diteve në një intervistë për REL u bëri thirrje publikisht mësueseve, që të komunikojnë në zyren e tij për tekstet shkollore.

“Unë si ministër ju kam dhënë informacion të gjithëve dhe publikut, i ftoj të gjithë mesues dhe punëtorë, të bëjnë komente në zyrën time për punën me tekstet shkollore, që së bashku me Shërbimin Pedagogjik të shqyrtojmë ato komente që vijnë. Përmbajtjen e teksteve shkollore dhe problemeve të tjera. Për tekstet e vjetra që janë në arsimin fillor jam pro që me futjen e konceptit të ri të japim një kontribut për ndryshimin e tyre, ndaj insistoj qe tekstet te jenë cilësorë gjatë periudhës kohore” – deklaroi Jeton Shaqiri Ministër i Arsimit.

Megjithatë vet ministri ka deklaruar që deri në fillim të tetorit librat do të jenë gati./TV21