Limaj për Kurtin: Kryeministri po e bën atë që di ta bëjë, të mashtrojë

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se puna në qeverisje nuk është e tij, është përmbytur në këtë situatë se Kurti po bën të vetmen gjë, të cilën, është i zoti ta bëjë, e që sipas tij, mbesin mashtrimet.I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Limaj ka thënë se videoja e dytë e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në brenda pak ditësh, krahas asaj të parës, nuk i ka lënë përshtypje.

“S’më bën përshtypje, kjo video flet për VV-në, drejtuesin e tyre dhe votuesin e tyre. Pastaj, edhe për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Besoj kështu duhet ta shohim”, ka deklaruar Limaj.“Që një vit e nëntë muaj, ky njeri nuk mund të fshehë atë se çka është Qeveria. I janë grumbulluar punët, të qenët në qeveri është kundër asaj të të qenit në pozitë. Ky tani, përfundimisht e ka parë se puna në qeverisje nuk është punë e tij, është përmbytur në këtë situatë dhe po bën atë që di të bëjë më së miri, të vetmet gjë në fund”, ka deklaruar Limaj.