Shkolla shqipe në zemër të Amerikës, ditë për ditë rritet numri i nxënësve (VIDEO)

Në Riverdel të Nju Xhersit në Amerikë, gjendet Qendra kulturore shqiptaro amerikane një nga qendrat më të mëdha të shqiptarëve në diasporë. E themeluar para më shumë se 42 viteve, kjo qendër ka shënuar rritje të vazhdueshme. Qendra disa vite ka funksionuar në qytetin Paterson, kurse gjashtë vitet e fundit është transferuar në një objekt impozant në Riverdel, që është në pronësi të plotë të saj. Ekipi i Lajm.Tv ka vizituar këtë Qendër shqiptaro amerikane, ku jemi pritur nga kryetari i saj Burim Zhuta.

Në kuadër të qendrës, përveç shkollës, funksionon edhe xhamia, shoqata kulturore-artistike, shoqata e sportit, si dhe shoqata e policëve shqiptarë në policinë amerikane. Numri i anëtarëve vazhdimisht rritet, shkruan Gazeta Lajm.

Prej themelimit të qendrës shqiptaro amerikane, në kuadër të saj funksionon edhe shkolla shqipe. Drejtoresha e shkollës Gonxhe Meta, thotë se numri i nxënësve rritet vazhdimisht, por se ka mundësi që të ketë edhe më shumë nxënës. Ajo u bën apel prindërve shqiptarë që jetojnë në Nju Xhersi t’i regjistrojnë gjithë fëmijët, që mos ta harrojnë gjuhën amtare.

Në intervistën për Lajm.Tv drejtoresha Meta flet edhe për fillimet e shkollës, por njëkohësisht zbulon planet mjaft ambicioze për të ardhmen.

Tani një vit e gjysëm në kuadër të kësaj qendre është hapur edhe biblioteka. Ajo ka një kapacitet për të pranuar 100 mijë libra.

Fondi i bibliotekës pasurohet dita ditës, falë donacioneve edhe nga mërgimtarët, por edhe nga shkrimtarët dhe institucionet në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, shkruan Gazeta Lajm.

Në kuadër të qendrës kulturore shqiptaro-amerikane, me shumë sukses funksionon shoqata kulturore-artistike, ku fëmijët dhe të rinjtë kultivojnë folklorin shqiptar. Meritat për këtë sukses i takojnë udhëheqësit të shoqatës kulturore, Xhemal bektashi, i cili ka ndihmën e plotë edhe të vajzës së tij.

Aktivitetet e Qendrës kulturore shqiptaro amerikane nuk janë të kufizuar vetëm në Nju Xhersi dhe në Amerikë. Kjo qendër mban lidhje të ngushta edhe me vendlindjen dhe zhvillohet bashkëpunim në aspektin kulturor, humanitar dhe në sfera tjera. /Gazeta Lajm-Lajm TV/