Shkolla e Vrapçishtit do të bëhet me sallë të bukur të sportit

Sot filloi projekti “Ndërtimi i Sallës Sportive” në Shkollën Fillore Vrapçisht, njoftoi udhëheqësia e kësaj komune. “Në bazë të projektit, salla sportive do të ketë sipërfaqe prej 684 metër katror dhe do të jetë shumëfunksionale”, thuhezët në njoftimin e komunës. Prej atje premtojnë se do të punohet me të gjitha kapacitetet në mënyrë që të jetë gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe të fillojë të ju shërbejë nxënësve të shkollës.