Një krim makabër raportohet në këto momente në Shkodër.
Një person ka vrarë motrën e tij.
Fabian Vuka ka vrarë me thikë të motrën, shtetasen Diana Vuka rreth 50 vjeç për motive ende të paqarta.
Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “3 heronjtë”.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë vënë në pranga autorin.