Futbollistët e Shkëndijës sot filluan me përgatitjet dimërore për sezonin e dytë në Ligën e Parë.
Në grumbullimin e parë ishin prezent edhe përforcimet Ardin Dallku dhe Valon Ahmedi.
Me 23 janar kuqezinjtë do të transferohen në Antalia të Turqisë.
Siç njofton Klan Maqedonia, sipas të gjitha gjasave pjesë e kuqezinjve në pranverë nuk do të jenë: Egzon Bejtullai, Zeni Husmani, Shefit Shefiti dhe Jakup Berisha.
Sezoni pranveror në elitën e futbollit do të fillojë me 16 shkurt