Shkencëtarët amerikanë: Kovid-19 nuk do të zhduket me ngrohjen e motit

Shkencëtarë amerikanë dërguan një letër
deri te Shtëpia e Bardhë në të cilën thuhet se siç supozohet virusi korona nuk
do të zhduket me ardhjen e kushteve më të ngrohta të motit.
Në letrën deri te Shtëpia e Bardhë, anëtarët e Akademisë Nacionale të
Shkencave thonë se të dhënat për atë se sa moti i ngrohtë dhe i ftohtë
ndikojnë në virusin korona nuk janë konkrete. Ata vërejnë se madje edhe
nëse moti i ngrohtë ndikon te virusi, nuk do të jetë shumë sepse shumë
persona në botë u bënë imunë nga virusi deri më tani.
“Ekzistojnë disa dëshmi të cilat sugjerojnë se virusi korona mundet më
ngadalë të transmetohet në mjedise me temperatura më të larta dhe
lagështi. Megjithatë, duke pasur parasysh mungesën globale të imunitetit,kjo ulje e efikasitetit të transmetimit nuk mund të sjellë deri në uljen e
dukshme të përhapjes së sëmundjes pa iu mbështetur masave të rrepta”,
theksohet në letër.
Në letër theksohet se një studim në Kinë ka treguar se virusi përhapet në
mënyrë eksponenciale madje edhe në kushte të temperaturës maksimale.
Secili i infektuar e shpërndan mesatarisht te dy persona.
Dr. Uilijam Shafner, specialist për sëmundje ngjitëse nga universiteti
“Uanderbilt”, thotë:”Edhe pse mund të shpresojmë se moti do të kontribuojë
për ngadalësimin e përhapjes së virusit, nuk mundemi të mbështetemi vetëm
në këtë. Duhet të vazhdojmë të zbatojmë distancim social dhe masa të tjera
për uljen e transmetimit”, deklaroi ai për Si-En-En.