Shkëlqejnë James dhe Davis, Lakers triumfojnë përballë Timberwolves

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore, pasi para adhuruesve të vet kanë mposhtur Minnesota Timberwolves.

Pas 48 minutash lojë, rezultati përfundimtar ishte 120:109 për skuadrën vendase.

LeBron James ishte fantastik në këtë sfidë me 29 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime.

Paraqitje të jashtëzakonshme te skuadra vendase pati edhe Anthony Davis me 27 pikë, 25 kërcime, pesë asistime si dhe shtoi tre bllokada për kundërshtarët.

 

Me pikë dyshifrore te skuadra fituese e mbyllën ndeshjen edhe Austin Reaves (19), Rui Hachimura (15) dhe D’Angelo Russell që e mbylli takimin me 13 pikë.

Te mysafirët Edwards dhe Reid realizuan nga 25 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.