Shkëlqejnë Fox dhe Sabonis, Kings marrin fitore të madhe te Clippers

Sacramento Kings ka vazhduar me fitore në NBA, pasi ka triumfuar në udhëtim te Los Angeles Clippers në kryendeshjen e ditës së diel në NBA.

Kings triumfuan me 26 pikë epërsi ndaj Clippers 107:123 në një ndeshje që në çerekun e parë ishte e barabartë vetëm.

Fundori amerikan D’Aron Fox ishte fantastik në këtë sfidë me 33 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime.

 

Me lojë të mirë u dalluan edhe Harrison Barnes  me 22 pikë dhe qendra lituaneze Domantis Sabonis që arriti shifrën magjike të ‘Triple-Double’ me 17 pikë, 15 kërcime dhe 12 asistime.

Te skuadra vendase Nick Powell me 21 pikë si dhe James Harden e Kawhi Leonard me nga 20 të tjera ishin më efikasit, por që nuk mjaftuan për fitore.