Shkëlqejnë Davis dhe James, Lakers rikthehen te fitoret në NBA

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA, pasi para adhuruesve të vet kanë triumfuar ndaj Oklahoma City Thunder.

Në një ndeshje shumë të barabartë dhe dramatike, Lakers në fund arritën të triumfonin me shtatë pikë diferencë ndaj Thunder 112:105.

Dy çerekët e parë ishin të barabartë dhe skuadrat shkuan në pushim 50:50, derisa çereku i tretë ishte vendimtar për Lakers pasi e mbyllën me tetë pikë diferencë.

Anthony Davis ka qenë fantastik në këtë ndeshje me 27 pikë, 15 kërcime, pesë asistime dhe një bllokadë.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që shtoi 25 pikë të tjera, derisa Austin Reaves realizoi 15 të tjera.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Jalen Williams me 25 pikë, ndërsa fundori kanadez Shai Gilgeous-Alexander shtoi 24 të tjera, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.