Shkarkimi i Metës, mblidhet sot Komisioni Hetimor

Sot pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në orën 13:00. Në rendin e mbledhjes sot është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 14 maj 2021, marrja e detyrës së ekspertit ligjor Artan Spahiu dhe komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Komisioni Hetimor ka zgjedhur dy ekspertë ligjorë të komisionit, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun.

Gjatë mbledhjes së kaluar është diskutuar mbi përgjigjet e marra nga institucionet, në lidhje me objektin e komisionit për shkeljet e kryera nga presidenti gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Meta.

Komisioni Hetimor është ngritur pasi 49 deputetë kërkuan shkarkimin Metës në Kuvend.

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Rendi i ditës:

1. Marrja e detyrës nga eksperti ligjor z. Artan Spahiu

2. Komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive

3. Çështje të tjera.