Tre persona janë arrestuar në Patishka Rekë, për shkak se kanë shkaktuar zjarre në këtë zonë të Shkupit, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
“Sot (09.08.2024) rreth orës 13 nga ana e nëpunësve policorë të NPB Kisella Vodë në kuadër të SPB Shkup, në vendin e quajtur “Gropat” në fshatin Patishka Rekë të Shkupit, janë arrestuar S.A.(59), A.A.(31) dhe I.A.(25) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit e kanë shkaktuar zjarr. Personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të shqiptohen kallëzime penale”, thuhet në njoftim.
Nga fotografitë e dërguara nga Ministria e Punëve të Brendshme, kuptohet se janë gjetur edhe lëndë djegëse.