Rusia shpalli gjendje emergjente të “nivelit federal” në rajonin e Kurskut pas një inkursioni në shkallë të gjerë nga Ukraina dhe dërgoi përforcime atje këtë të premte, katër ditë pasi qindra trupa ukrainase ateruan përtej kufirit në atë që dukej të ishte sulmi më i madh i Kievit në tokën ruse që kur filloi lufta.
Ndërkohë, një raketë e lëshuar nga aeroplani rus u përplas në një qendër tregtare në Ukrainë në mes të ditës, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur 44 të tjerë, thanë autoritetet, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
“Ky është një tjetër sulm i synuar në një vend të mbushur me njerëz, një tjetër akt terrori nga rusët”, tha kreu rajonal i Donetsk, Vadym Filashkin në një postim në Telegram.