Shilegov: Besoj se shkupjanët në rrethin e dytë do të votojnë për politikat që ndryshuan Shkupin

Kandidati i LSDM-së, Peter Shilegov, për Qytetin e Shkupit, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale doli në konferencë për media. Shilegov falenderoi të gjithë qytetarët të cilët e mbështetën në rrethin e parë, duke shtuar se në rrethin e dytë hyjnë në mënyrë të barabartë.

“Falenderoi të gjitha qytetarët që më mbështetën në rrethin e parë, në rrethin e dytë hyjmë të barabartë. Shkupi duhet të vazhdoj përpara, dhe unë besoj fort se shkupjanët në rrethin e dytë do të dalin më shumë (të votojnë) dhe do të japin mbështetje për politikat me të cilën Shkupin për 4 vjet e ndryshoi”, tha Petre Shilegov.