Arsovska: Do të fitojmë dhe do ta bëjmë një vend më të mirë për të jetuar

Kandidatja e pavarur, e përkrahur nga VMRO-DPMNE-ja, Danella Arsovska për Qytetin e Shkupi, një ditë pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale mbajti konferencë për media. Arsovska tha se është në epërsi me 5.300 vota në avantazh para kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov.

“Shkupjanët i sollën fitore Shkupit në rrethin e parë. Shkupjanët treguan se është koha për ndryshim. Falemnderoj të gjithë ata të cilët me përkrahën dhe votuan për mua”, tha Arsovska.