Shifra marramendëse, Bledi Mane zbulon se Luizi fiton rreth 100 mijë euro në muaj

Luizi duket se ka pushtuar tregun shqiptar, teksa po fiton shifra të majme parash.

Këngëtari nga Shkodra, ia pa hajrin daljes nga “BBVA”, shkruan lajmi.net.

Bledi Mane ka zbuluar përfitimet e tij.

Sipas Bledit i pari në listën e përfituesve më të mëdhenj është pikërisht, Luiz Ejlli.

Gazetari shqiptar u shpreh se fitimet mujore të këngëtarit nga Shkodra arrijnë deri në 100 mijë euro.

“Listën e kryeson Luiz Ejlli, statistikat tregojnë se ai fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht projektet e tjera, filmat, ai është një biznesmen, një njeri që i kap situatat dhe di t’i kthej në të mira materiale”, ka thënë Mane.