SHGM: Sjellje e palejueshme e policisë ndaj gazetarit Furkan Saliu

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon sjelljen e pjesëtarëve të policisë nga sigurimi personal dhe përgjegjësit për protokollin e Ministrit të Punëve të Brendhsme, Naqe Çulev, ndaj gazetarit nga TV Klan, Furkan Saliu.

“Në ngjarjen e organizuar nga MPB, sigurimi i ministrit duke shkelur Kodin e Mirësjelljes të Policisë (në nenin 19 sipas të cilit policia ka detyrim të krijojë marrëdhënie profesionale me mediat dhe gazetarët) u përpoq të distanconte gazetarin Saliu nga ministri Çulev, sepse ai donte t’i bënte një pyetje. Sipas Saliut, disa nga policët të pauniformuar madje kanë thënë se ata duhet “t’ia mësojnë gazetarit një mësim”, që është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj gazetarit dhe kjo është e papranueshme për çdo nëpunës civil. Për më tepër, kjo ka ndodhur në Ditën e policisë maqedonase!

SHGM kërkon nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm në MPB që menjëherë të hetojë këtë rast dhe të ndëshkojë pjesëtarët e policisë që i lejuan vetes të veprojnë në kundërshtim me kompetencat e tyre ligjore.

Në të njëjtën kohë, i sugjerojmë ministrit të punëve të brendshme se kur organizohen ngjarje në të cilat janë ftuar mediat, ai duhet të caktojë kohë për pyetje për gazetarët, kjo posaçërisht vlen për ngjarjet për të cilat ka interes të madh publik. Në të kundërt, sjellja e tillë konsiderohet si jotransparente dhe jodemokratike”, thuhet ne reagimin e SHGM-së.