Shfrytëzuesit e gazit nga 1 janari do të marrin faktura më të ulëta

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit në mbledhjen e sotme solli vendim me të cilin zvogëlohet tarifa për gaz natyror mesatarisht për 6,16 për qind. Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2021.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit Marko Bislimovski ka potencuar se përfitimin e këtij vendimi do ta ndjejnë të gjithë shfrytëzuesit e gazit natyror fakturat e të cilëve nga 1 janari do të jenë më të ulëta.

“Në fund të vitit nëj lajm i mirë është ajo që në mbledhjen e sotme të fundit për vitin 2020 sollëm vendim për zvogëlim të tarifës për bartje të gazit natyror mesatarisht për 6,16 për qind. Përfitimin nga ky vendim do ta ndjejnë të gjithë shfrytëzuesit e gazit natyror fakturat e të cilëve nga 1 janari do të jenë më të ulëta. Arsye kyçe për shkak të të cilave zvogëlohet tarifa për bartje të gazit natyror janë sasitë e rritura të gazit natyror të cilat do të barten vitin e ardhshëm, si dhe ndikimi i çmimit të zvogëluar importues të gazit natyror”, ka theksuar Bislimovski.

Nga KRRE përkujtojnë se njëherë në vit sjellin vendim për tarifën e gazit natyror.