Politikani kryesor që kërkon pavarësinë e Vojvodinës nga Serbia, Nenad Çanak, thotë se nuk ia lëshon rrugën një politikani të “sëmurë psiqikisht” siç është Voisllav Shesheli. Çanak madje i ka kërkuar dyluftim me revole kryeradikalit serb, kurse autoritet në Beograd i ka pyetur se si kanë mundur t’i japin leje për armëmbajtje Sheshelit, i cili edhe zyrtarisht është i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, transmeton gazeta Lajm.
“Sheshelç është krimineli i vetëm, i dënuar zyrtarisht për krime lufte, që ka leje për armëmbajtje”, thotë Çanak.
Sipas tij, problemet e Sheshelit datojnë që nga koha kur ka vuajtur burg në qytetin e Zenicës (Bosnje dhe Hercegovinë), ku edhe është dhunuar se*sualisht.