Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur të dielën në fshatin Jegunocë të Tetovës, ndërsa policia ka ndaluar pesë persona, përfshirë edhe tre të mitur.
Ngjarja ka ndodhur më 13 shtator 2026, rreth orës 17:00. Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor “Jegunocë” kanë privuar nga liria T.B. (49) dhe G.P. (48), si dhe tre 15-vjeçarë.
Sipas informacioneve të policisë, njëri prej të miturve është nga fshati Siriçinë i Tetovës, ndërsa dy të tjerët janë nga Jegunoca.
Të pesë personat dyshohet se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përfshirë në një përleshje fizike.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për përcaktimin e të gjitha rrethanave të incidentit.





