Sherife Aliçkaj- Qerimi: Denoncova ngacmimin seksual, polici më kërkoi numrin për takim privat

Para disa viteve, në cilësinë e anëtares së Këshillit të Prindërve të Kosovës, Sherife Aliçkaj- Qerimi i ishte drejtuar Policisë së Kosovës për të denoncuar një ngacmim seksual që i kishte ndodhur një vajze, nxënëse e shkollës, nga babai i saj.

Por, diçka e papritur kishte ndodhur pasi ajo shkoi tek forcat e rendit.

Njëri nga hetuesit atje ia kishte kërkuar numrin e telefonit për t’u takuar privatisht.

“Shkolla jonë nuk ka psikolog, dhe një vajzë erdhi tek unë duke qajtë, më tha që ka dashtë me dhunu babai. U ndjeva shumë keq, e lajmërova rastin në drejtorinë e shkollës, te Qendra për punë sociale e pastaj edhe Policinë, por prindi i saj erdhi na kërcënoi shumë keq, na pati thënë që unë jam polic civil i shkollës. E lajmëruam rastin edhe në Prishtinë, tek hetuesia e pastaj polici më tha: ‘Një numër të telefonit se po kam dëshirë tash me dal edhe me bisedu vetëm me ty’. Unë e lajmërova rastin për vajzën e ai mu drejtua duke ma kërkuar numrin e telefonit”, ka thënë ajo.