Arrestohet dibrani, sulmoi fizikisht gruan dhe fëmijët e tij

Një 40-vjeçar nga Dibra është ndaluar për sulm fizik ndaj gruas së tij dhe fëmijëve të tij të mitur, transmeton Alsat.

“Dje në Departamentin e Punëve të Brendshme u ndalua S.A. (40) nga Dibra i cili më parë sulmoi fizikisht gruan dhe fëmijët e tij të mitur. me udhëzime të prokurorit publik, në shtëpinë e tyre familjare në Dibër, në prani të një avokati për të mitur dhe përfaqësuesit të Qendrës për Çështje Sociale është zhvilluar bisedë me viktimat”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i Departamentit për Punë të Brendshme në Ohër.

MPB njofton se pas dokumentimit të plot të rastit, kundër personit në fjalë do të parashtrohet padi konkrete.