Sheqerinska: Përgjegjësi politike dhe penale për arratisjen e Mijallkovit

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska ka thënë se për arratisjen e Mijallkovit duhet të ketë edhe përgjegjësi politike edhe përgjegjësi penale. Ajo është e bindur se dikush nga të paktët që kanë qenë të informuar për paraburgimin e tij, e kanë informuar ish kreun e DSK-së. Ajo pretendon se tanimë nuk është çështja vetëm sit ë sigurohen të akuzuarit për tu përballur me drejtësinë, port ë gjinden edhe ata që e informuan dhe i ndihmuan për tu arratisur.

“Para kësaj arratisje as pushteti ekzekutiv dhe as organet gjyqësore nuk do të mbyllin sytë. Ky nuk është lëshim, qartë duket se dikush nga ata pak njerëz që kanë ditur, e kanë ndarë atë informatë me personin i cili duhej të përballet me drejtësinë. Do të kërkojmë drejtësi sepse tanimë nuk është në puetje sit ë sigurohen njerëzit që ikin nga drejtësia për ti përballur me drejtësinë, ndërsa organizatorët të përgjigjen, por kush e informoi Mijallkovin dhe siguroi arratisjen e tij”, deklaroi Radmilla Sheqerinska. /SHENJA/