Gonzalo Montiel është përforcimi më i fundit në merkato nga klubi i Nottingham Forest. 26-vjeçari mbërrin në Angli me anë të formulës së huazimit nga klubi i Sevillas ndërsa konsiderohet si një goditje e madhe për skuadrën e drejtuar nga trajneri Steve Cooper.
Kujtojmë se mbrojtësi i djathtë ishte pjesë e Argjentinës në Kupën e Botës të zhvilluar në Katar, madje ishte personazhi i cili ndezi festën te “Albicelestet” pasi shënoi penalltinë vendimtare në finalen kundër Francës. Montiel shprehet mjaft i lumtur për aventurën e re ndërsa shtoi se Premier League është një kampionat të cilin e ka ndjekur që prej fëmijërisë.
“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Nottingham Forest, kam shumë pritshmëri për këtë aventurë. Dua të luaj dhe të tregoj atë që mund të bëj në fushë. Jam i “uritur” për trofe, Premier Leaguë është një kampionat më pëlqen shumë. E ndiqja kur isha fëmijë, nuk humbisja asnjë ndeshje. Çdo lojtar kërkon të luajë në ligën më të fortë dhe Premier League është e tillë”, u shpreh Montiel.
Argjentinasi shndërrohet në blerjen e pestë të Nottingham Forest këtë merkato pasi Chris Wood, Ola Aina, Anthony Elanga dhe Matt Turner.