Barcelona pritet të marrë një nxitje financiare para fundit të javës, duke përmirësuar edhe më tutje financat e klubit.
Sipas Mundo Deportivo, Barca shiti 29.5% të aksioneve në Barca Vision, një filial që merret me shpërndarjen e të drejtave të imazhit në këmbim të 120 milionë euro më herët në gusht, dhe do të pritet t’i marrë 20 milionë euro deri në fund të javës.
Pjesa e parë e kësaj marrëveshjeje tashmë është paguar, pjesa e dytë duhet të bëhet deri të dielën, dhe pagesa përfundimtare duhet t’i dërgohet Barcelonës deri të mërkurën më 29 gusht – dy ditë para përfundimit të afatit kalimtar.
Këto të ardhura janë thelbësore që Barcelona të jetë në gjendje të regjistrojë lojtarët e saj në La Liga.