“Shën Valentin është çdo ditë me ty”, Lumbardhi uron Kaderin në “Ditën e të dashuruarve”

Lumbardhi e Kaderi po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre së bashku.

Ditën e sotme, çiftet nëpër botë po festojnë “Ditën e të Dashuruarve”, shkruan lajmi.net.

Çiftin e krijuar në “BBVK”, e gjeti bashkë ky “Shën Valentin”.

E nuk kishte si të mungonte edhe urimi i Lumbardhit për Kaderin.

“Shën Valentin është çdo ditë me ty”, ka shkruar Lumi krahas një fotoje me Kaderin.

Ndryshe, ai fitoi edicionin e dytë të “Big Brother VIP Kosova”, fitore kjo e cila u përcoll me shumë zhurmë./Lajmi.net/