Shekerinska premton se viti 2020 përsëri do të jetë i sigurt dhe vit më i fuqishëm

Në ditët e fundit të këtij viti të gjithë jemi në lëvizje, tentojmë në mënyrën më të mirë të presim vitin 2020. Pritja do të na sjell momente dhe kujtime të reja familjare, miqësore, thotë në urimin e fundvitit deri te qytetarët, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Disa prej neve, thekson ajo do ta festojnë bashkë me familjen, disa me miqtë, disa vetë, kjo do të jetë mundësi për rishikim se çka kemi arritur, çka mundemi më shumë, na duhet diçka ndryshe. Por, porosit ajo, të gjithë ne do të jemi të bashkuar në shpresën se në vitin 2020 mund të jemi edhe më të mirë, të arrijmë më shumë për veten, për të afërmit, për ata të cilëve u duhet ndihma jonë.

“Mund t’ju premtoj dhe mund të detyrohem se viti 2020 përsëri do të jetë i sigurt dhe vit më i fuqishëm. Dëshiroj shumë shëndet dhe sukses. Gëzuar Viti i Ri!”, ka porositur ministrja Shekerinska.