Ish bossi i Nissan arratiset nga Japonia

Ish bossi i Nissan, Carlos Ghosn është arratisur për në Liban pasi u largua nga Japonia për ti shpëtuar drejtësisë.

Në një deklaratë, Ghosn tha se po përpiqej të shpëtonte nga drejtësia por nga padrejtësitë dhe persekutimi politik.

Është e paqartë se si ai arriti të largohej nga Japonia, ku u arrestua në vitin 2018.

Ish-shefi ekzekutim i Nissan ishte në pritje të gjykimit nga sistemi japonez i drejtësisë dhe iu ishte ndaluar të udhëtonte jashtë vendit ndërsa u lirua me kusht nën kushte të rrepta.

Ghosn akuzohet për sjellje të pahijshme financiare por ai mohon çdo keqbërje.

65-vjeçari lindi në Brazil nga prindër me origjinë libaneze dhe u rrit në Bejrut, përpara se të udhëtonte në Francë për tu arsimuar. Ai mban pasaportë franceze dhe libaneze.

Ish-shefi i Nissan publikoi një deklaratë të shkurtër pasi agjenci të shumta lajmesh raportuan se ai kishte udhëtuar për në Liban.

Duke konfirmuar se kishte shkuar në vendin e Lindjes së Mesme, Ghosn tha se mund të mbahej peng nga një sistem i rreptë japonez i drejtësisë ku supozohet faji, diskriminimi është i shfrenuar dhe të drejtat themelore të njeriut mohohen.

“Unë nuk kam ikur nga drejtësia, kam shpëtuar nga padrejtësia dhe përndjekja politike. Tani më në fund mund të komunikoj lirshëm me mediat dhe mezi pres të fillojë javën tjetër,”- shtoi ai.

Ghosn ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje që kur u arrestua për herë të parë.

Avokatët e tij kanë akuzuar qeverinë japoneze për komplot ndaj tij, duke e cilësuar çështjen e prokurorisë të motivuar politikisht.