Anëtarët e Këshillit gjyqësor i morën imunitetin kolegut të tyre Zoran Teofillovski, por nuk pajtohen që i njëjti të shkojë në paraburgim. Ky vendim mundëson ndjekjen penale ndaj Teofillovski. Me dy avokatë, Zoran Teofilovski, të cilin policia e kërkonte si të dyshuar për shpërdorim të detyrës në komunën e Tetovës, vullnetarisht u paraqit në Gjykatën Penale.
Ai është një i dyshuari kryesor në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për mashtrim për privatizim të tokës në pronësi të shtetit. Në Tetovë ka iniciuar legalizim të një ndërtese jo-ekzistente, ndërsa punonjësit e komunës e kanë konfirmuar. Dje para gjykatësit të procedurës paraprake ishin pesë persona për të cilët prokuroria ka kërkuar paraburgim, por gjykata për katër prej tyre caktoi burg shtëpiak, ndërsa për njërin masë kujdesi.
PTHP
“Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duke vlerësuar që me masat e shqiptuara dje për arrest shtëpiak masat e kujdesit inkurajohen autorët e veprave penale që të vazhdojnë të kryejnë vepra penale, deri tek Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale – Shkup dorëzoi ankesë pas vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake”
Të dyshuarit akuzohen për shpërdorim detyre, dhe sipas prokurorisë, buxheti është dëmtuar për 860,000 euro.